“Nxehtë” në Ligën e Evropës sonte, Milani, Arsenali e Roma luajnë në udhëtim

“Nxehtë” në Ligën e Evropës sonte, Milani, Arsenali e Roma luajnë në udhëtim

Sport November 26, 2020 - 08:29

Sonte rikthehet edhe Liga e Evropës pas një pauze për shkak të kombëtareve, raporton “Zeri.info”.

Favoritët e mbrëmjes së sotme pritet të mos e kenë të vështirë fitoren të paktën në “letër”.

Milani i cili po kalon formë fantastike në Serie A, sonte do të përballet me Lille në udhëtim, në takimin që fillon nga ora 18:55.

Londinezët e Arsenal do të luajnë po ashtu si mysafir ndaj skuadrës së Moldes. Orari i këtij takimi do të jetë po ashtu nga ora 18:55.

Kurse, Roma do të marrë rrugën për në Rumani për t’u takuar me CFR Cluj nga ora 21:00.

Ndërsa, Tottenham Hotspur e cila është lider në Premierligën angleze do të ketë punë të lehtë në shtëpi, pasi luan kundër Ludogorets me fillim nga ora 21:00.

Këto janë të gjitha takimet që zhvillohen sonte në Ligën e Evropës:

 

Image