Trajneri i njohur portugez kërkon që FIFA të pensionojë numrin 10, pas vdekjes së Diego Maradonës

Trajneri i njohur portugez kërkon që FIFA të pensionojë numrin 10, pas vdekjes së Diego Maradonës

Sport November 26, 2020 - 09:11
Detajet

Trajneri portugez, Andre Villas-Boas kërkon nga shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA të pensionojë numrin 10 në fanellat e skuadrave pas vdekjes së legjendës, Diego Maradona, përcjell “Zeri.info”.

Ekipet, lojtarët dhe figurat nga e gjithë bota i kanë bërë nderimet e tyre legjendës së futbollit.

Dhe duke folur pas ndeshjes së skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve, trajneri i Marseilles, Villas-Boas beson se fanella me numrin 10 duhet të tërhiqet nga futbolli botëror në shenjë nderimi për Maradonën.

"Maradona? Po është një lajm i vështirë," tha ai.

"Do të doja që FIFA të tërhiqte fanellën me numrin 10 në të gjitha garat, për të gjitha skuadrat.

"Do të ishte homazhi më i mirë që mund të bënim për të. Ai është një humbje e jashtëzakonshme për botën e futbollit”, ka thënë Villas-Boas.

Image

Ylli i futbollit argjentinas vdiq në moshën 60 vjeçare pasi pësoi sulm në zemër në shtëpinë e tij në Buenos Aires. /Zeri.info