E konfirmuar, Vedat Muriqi do të mungojë 15 ditë

E konfirmuar, Vedat Muriqi do të mungojë 15 ditë

Sport November 26, 2020 - 12:13
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi i Lazios dhe Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi assesi të rehatohet te skuadra italiane. 

Atij përveçqë po i mungon goli, tash po përballet edhe me një lëndim që do ta lë jashtë fushe të paktën për 15 ditë, shkruan “La Lazio Siamo Noi”. Sulmuesi 26-vjeçar luajti nëntë minuta kundër skuadrës ruse, Zenit në Ligën e Kampionëve, por pa mund të lë shumë gjurmë.

Në ato nëntë minuta, Muriqi pësoi një dëmtim që tani do të mungojë për 15 ditët e ardhshme. /Zeri.info