Shumë tifozë të futbollit bëjnë nderime para arkivolit të Diego Maradonës

Shumë tifozë të futbollit bëjnë nderime para arkivolit të Diego Maradonës

Sport November 26, 2020 - 14:27
Detajet

Shumë tifozë të futbollit janë mledhur para arkivolit të legjendës tashmë të ndjerë, Diego Maradonës për t’i bërë nderime, shkruan “Zeri.info”.

Maradona vdiq dje (e mërkurë) në moshën 60 vjeçare pas një sulmi në zemër në shtëpinë e tij në Buenos Aires.

Arkivoli i tij aktualisht është vendosur në ndërtesën e Qeverisë në Buenos Aires dhe pjesëmarrja ka qenë e jashtëzakonshme.

Një turmë e tifozëve të Boca Junior, klub ky që Maradona luajti dy herë në karrierën e tij, janë duke hedhur fanellat e tyre mbi arkivoilin e tij, i cili është i mbuluar me flamurin e Argjentinës.

Image

Thirrjet e "Te amo [Të dua], Diego!" janë të qartë për t'u dëgjuar dhe shumë tifozë i kanë bërë një lutje fituesit të Kupës së Botës.

Siguria po siguron që të gjithë vizitorët të mbajnë distancën e tyre, por pasioni i shfaqur dëshmon se sa i adhuruar është Maradona në vendin e tij.

Image

Shërbimi është drejtpërdrejtë për më shumë se një orë dhe ka akoma tifozë, të moshuar dhe të rinj, që vijnë për të thënë faleminderit dhe lamtumirë. /Zeri.info