Java e ardhshme në Superligë e sjellë derbin e madh Gjilani - Drita

Java e ardhshme në Superligë e sjellë derbin e madh Gjilani - Drita

Sport November 26, 2020 - 15:13
Detajet

Të enjten (sot) ka përfunduar java e 14-të në elitën e futbollit kosovar me takimin Drenica – Ballkani, shkruan “Zeri.info”.

Ballkani ka shënuar fitore 1:2 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, duke bërë kështu që ta rritë diferencën e pikëve në pesë me vendin e dytë, aty ku gjendet Drita.

Xhiroja e radhës do të zhvillohet në fundjavë e ku kryendeshja do të jetë në Anamoravë aty ku takohen dy rivalët e urryer Gjilani dhe Drita.

FC Prishtina ka punë të lehtë, të paktën në "letër" pasi takohet me Besën e cila është e fundit në tabelë. 

Ballkani e pret në shtëpi Arbërinë e Arbnor Morinës.

Këto janë çiftet e javës së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll:

Ballkani – Arberia

Drenica – Llapi

Gjilani – Drita

Feronikeli – Trepça ‘89

Besa – FC Prishtina /Zeri.info