Isufi parashikon sfidën Gjilani – Drita: Në derbi nuk ka favorit por Drita ka një përparësi për ta fituar ndeshjen

Isufi parashikon sfidën Gjilani – Drita: Në derbi nuk ka favorit por Drita ka një përparësi për ta fituar ndeshjen

Sport November 29, 2020 - 11:02
Lajmet e fundit nga sporti

Nuk ka asnjë mënyrë më të mirë sesa të festohet festa e shqiptarëve me një ndeshje derbi siç është sot Gjilani – Drita që zhvillohet nga ora 13:30 në Gjilan, shkruan “Zeri.info”.

Fatkeqësisht ajo po luhet në një moment shumë të keq, ku pandemia e ka bërë të vetën dhe kjo festë sot do t’u takojë vetëm lojtarëve pasi tifozët mungojnë për shkak që loja luhet më dyer të mbyllura.

Sido që të jetë përballja ndërmjet dy skuadrave nga Anamorava pa marrë parasysh se kur dhe ku zhvillohet ajo gjithmonë ka zgjuar interesim dhe e tillë është edhe këtë herë.Image

Ish futbollisti i Dritës, trajneri i mirënjohur kosovar Bekim Isufi në një bisedë për “Zeri.info” ka analizuar ndeshjen e sotme, duke parashikuar një takim mjaft joshës dhe interesant.

“Ndeshje e rëndësishme për të dyja ekipet në moment pak jo të mirë duke marrë shkëputjen e Ballkanit po edhe formën e sidomos të Gjilanit jo të mirë”, ka thënë fillimisht Isufi për “Zeri.info” duke folur më pas edhe për përparësitë e skuadrave se cila është më afër fitore pasi.

“Në derbi nuk ka favorit por në bazë të përvojes se loëtarëve në derbi pak përparësi ka Drita, por edhe Gjilani dinë të jetë i rrezikshëm kur i duhen pikët”, ka vlerësuar tekniku gjilanas.

Isufi ka folur edhe për mungesën e tifozëve derisa ka thënë pa ta ky derbi ka tjetër shije.

“Pa tifozë ky derbi ka tjetër shije nuk ka diskutim. Janë ata për të cilët luhet derbi pra për tifozët”, ka përfunduar Bekim Isufi.

Momentalisht Drita është në pozitën e dytë në tabelë me 27 pikë në 12 ndeshje të zhvilluara, derisa Gjilani është në pozitën e katërt me 23 pikë. Kjo bën që lufta sot në fushë të jetë e jashtëzakonshme. /Zeri.infoImage