Rikthehet sfida Mourinho – Lampard, çfarë do të ndodh sot?

Rikthehet sfida Mourinho – Lampard, çfarë do të ndodh sot?

Sport November 29, 2020 - 11:18
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra shumë në formë Tottenhami i Jose Mourinhos viziton sot “Stamford Bridge” në derbin e shumëpritur me Chelsean e Frank Lampardit.

Si rrallëherë “Spursat” s vijnë si kryesues të Ligës Premiere në përballjen e kryeqytetit dhe trajneri i bluve, Frenk Lampard, pranon se kjo do t’ia shtojë emocionet këtij dueli, por është ende herët për të folur për titull:

“Chelsea - Tottenham është ekstraspecial për shkak të rivalitetit mes dy klubeve.

Unë kam luajtur shumë herë. Fakti që ne jemi në formë të mirë dhe pranë kreut ia shton piperin. Kjo ndeshje mbetet speciale, por është ende herët për të folur për titullin kampion. Skuadra e Morinhos po luan shumë mirë këtë sezon dhe e tregoi edhe në një ndeshje të vështirë si ajo ndaj Cityt”, ka thënë Lampard.

Por a do të ndodhë konflikti mes tij dhe Mourinhos siç ndodhi herën e fundit, mbetet të shihet.

Ndeshja Chelsea – Tottenham luhet sot nga ora 17:30. /Zeri.infoImage