Superliga live: Gjilani - Drita, mbyllet ndeshja triumfon Drita
Java e 15-të e elitës së futbollit të Kosovës, sot sjell njerin nga derbit më të mëdha shqiptar ku ndeshën Gjilani e Drita, shkruan “Zeri.info”.
Rivaliteti i këtyre dy skuadrave gjithmonë ka qenë i madh, mirëpo sivjet duket të jetë edhe më interesant për faktin se të dyja skuadrat janë në luftë për titull ashtu siç ishin edicionin e kaluar kur Drita përfundoi kampione ndërsa Gjilani në pozitën e dytë.
Se kush do të festojë këtë herë mbetet të shihet por një është e sigurt lufta në fushë do të jetë e jashtëzakonshme. Mungesa e vetme e madhe e kësaj ndeshjeje do të jetë mungesa e tifozëve pasi luhet me dyer të mbyllura dhe si “Skifterët” ashtu edhe “Intelektualët” ndeshjen do ta ndjekin nga televizioni.
Ndeshja Gjilani – Drita nis nga ora 13:30.
Sot zhvillohet edhe një ndeshje tjetër ajo ndërmjet Feronikelit dhe Ttrepçës’89, sfidë kjo që luhet nga ora 13:00 dhe pritet të sjellë një takim mjaft joshës dhe të luftuar në fushë. Kjo ndeshje nis nga ora 13:00.
Gjilani – Drita 2:3
90+4' Mbyllet ndeshja
GOL: 90' Betim Haxhimusa ka shënuar për Dritën 2:3
GOL: 89' Astrit Fazliu ka barazuar rezultatin me një gol të bukur
80' Gjilani vazhdon ta ruaj epërsinë nga pjesa e parë
70' Kastriot Rexha është rrë7zuar në zonë, por gjyqtari Dardan Çaka nuk mendon për penallti
60' Nuhiu kryen tri zëvëndesime, nuk pajtohet me rezultatin: Largohen Blakqori, Namani, Ajzeraj në lojë futen: Haxhimusaj, Vucaj, Jamal
54' Gerhard Progni ka lëshuar një rast të qindpërqind për Gjilanin duke mos shënuar nga afër. Portieri Rexhepi, bëri mrekullinë këtë herë
46' Nis pjesa e dytë
45+ 3' Mbyllet pjesa e parë
GOL: 40' Darko Nikaç ka rikthyer epërsinë e Gjilanit
39' Ardian Cuculi është lënduar dhe nuk mund ta vazhdojë lojën më. Në vend të tij inkuadrohet Gërbeshi
30' Vazhdon të mbetet rezultati i barabartë. DFrita po sulmon më shumë, por portieri Koliçi vazhdon të ketë performancë të mirë
GOL: 26' Hamdi Namani ka shënuar gol për ta barazuar rezultatin pas një superaksioni
14' Astrit Fazliu tenton por portieri i Gjilanit me lehtësi ndal gjuajtje e tij
12' Mezani detyrohet të bëjë zëvëndesim. Keita largohet i lënduar në vend të tij Hila
GOL: 06' Nikaç ka shënuar për Gjilanin
04′ Mesfushori Xhevdet Shabani i Dritë7s ka rrezikuar seriozisht portën e Gjilan por Enea Koliqi ishte në vend.
01' Nis ndeshja
Formacionet:
Gjilani: Koliqi, Rapa, Fustar, Veliu, Jackson, Useini, Aziz Keita, Musolli, Kqiku, Progni, Nikaç Kryetrajner: Gentjan Mezani
Drita: Rexhepi, Brdarovski, Limani, Cuculi, Blakçori, B.Shabani, Namani, Fazliu, Xh.Shabani, Ajzeraj, Rexha. Kryetrajner: Ardian Nuhiu
Gjyqtarë: Dardan Çaka, Elvis Bicaj, Imran Kabashi, Valbon Hoxha.
Feronikeli – Trepça ‘89 2:0
90' Mbyllet ndeshja
74′ Sulmuesi i Trepçës '89 Sie godet bukur brenda zonës, super pritje nga Avdyli
60′ Rast i mirë për Feronikelin pret Prince
GOL: 48′ Adem Maliqi dyfishon epërsinë e vendasve
46' Nis pjesa e dytë
45+1' Mbyllet pjesa e parë
GOL: 28′ Marko Simonovski i Feronikelit ka realizuar nga penaltia për ta zhbllokuar ndeshjen, 1:0
07′ Feronikeli e ka nisur me sulme të shpeshta ndeshjen ndaj Trepçës '89. Besmir Bojku ishte i pafat pasi gjuajtja e tij kalon fare pranë portës
02′ Feronikeli rrezikon përmes Marko Simonovskit, por gjuajtja e tij kalon mbi portë
01' Nis ndeshja
Formacionet
Feronikeli: Avdyli, Thaqi, Lladrovci, Prince, Bojku, Hoxha, Dabiqaj, Da Silva, Hoti, Maliqi, Simonovski. Kryetrajner: Klodian Duro
Trepça ’89: Prince, Kaçar, Mashau, Berisha, Ard.Muja, Jashari, Nimani, Darwish, Shala, Arb. Muja, Bismark. Trajner: Shpëtim Idrizi
Gjyqtarë: Vigan Ibërdemaj, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Ilir Mehmeti. /Zeri.info