EKSKLUZIVE: Rrahet keq gjyqtari Fatmir Tahiri, arrestohet trajneri pas ndeshjes

EKSKLUZIVE: Rrahet keq gjyqtari Fatmir Tahiri, arrestohet trajneri pas ndeshjes

Sport November 29, 2020 - 15:43
Detajet

Dhuna në futbollin kosovar assesi të ndalet, shkruan Zeri.info.

Në ndeshjen e Ligës së Parë, Vitia - 2 Korriku ka shpërthyer "dajaku".

Pas ndeshjes është rrahur keq gjyqtari Fatmir Tahiri nga ana e kryesisë së Vitisë dhe shtabi teknik i këtij ekipi.

Policia e Kosovës e ka arrestuar pas ndeshjes trajnerin e Vitisë, Milaim Zuzaku derisa në një video të siguruar nga “Zeri.info”, Zuzaku shihet duke u arrestuar.

Ndryshe, 2 Korriku e fitoi këtë ndeshje me rezultat 1:2.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 13-të në Ligën e Parë (Grupi B).

2 Korriku me këtë fitore ndodhet në pozitën e shtatë me 17 pikë të mbledhura kurse Vitia ndodhet e treta me 20 sosh. /Zeri.info