Astrit Fazliu i Dritës: Dominuam gjatë gjithë ndeshjes, dy golat në fund ishin me fat

Astrit Fazliu i Dritës: Dominuam gjatë gjithë ndeshjes, dy golat në fund ishin me fat

Sport November 29, 2020 - 22:18

Drita ka shënuar fitore në derbin e qytetit ndaj Gjilanit me rezultat 2:3, raporton “Zeri.info”.

“Bardhekaltrit” kanë përmbysur “Skifterat” në fund të takimit ku për dy minuta shënoi dy herë për rezultatin 2:3.

Mesfushori i Dritës, Astrit Fazliu është i ftuar në emisionin “Sports Shoë” në Klan Kosova dhe ka thënë se ata nga minuta e parë e kanë kërkuar golin.

“Kush beson do të thotë edhe e arrinë qëllimin. Ne gjatë gjithë ndeshjes dominuam dhe kërkuam atë. Dy golat ishin me fat pasi që ishin për dy minuta dy gola. Por mendoj se prej minutës së parë ishim në kërkim të golit, arritëm ta rikthejmë nga dy herë që ishim në disavantazh. Ekipi është i pjekur dhe me përvojë që nuk u dorëzua deri në fund. Një ekip që luajnë me vite bashkë, ndryshe kuptohen mes vete”, ka thënë Fazliu. /Zeri.info