Humbje që dhemb shumë për Arsenalin, mposhtet nga Wolvesi në shtëpi

Humbje që dhemb shumë për Arsenalin, mposhtet nga Wolvesi në shtëpi

Sport November 29, 2020 - 22:18

Arsenali ka vazhduar me rezultate negative në kampionatin elitar anglez, Premierligë.

Në "Emirates Stadium", Arsenali ka qenë nikoqir i Wolverhamptonit, shkruan "Zeri.info".

Ndeshja e javës së dhjetë në Premierligë i takoi Wolvesit me rezultat, 1:2.

Neto ('27) dhe Podence ('42) i realizuan golat për Wolverhamptonin sonte.

Image

Kurse, për Arsenalin golin e vetëm e realizoi Gabriel në minutën e 30-të.

Me këtë humbje, Arsenali mbetet në vendin e 14-t me 13 pikë të tubuara.

Kurse, Wolvesi ngritet në vendin e gjashtë me 17 pikë. /Zeri.info