Sylejmani për derbin e sotëm: Ishte ndeshje senzacionale, tifozët e Dritës sot bën diçka të madhe

Sylejmani për derbin e sotëm: Ishte ndeshje senzacionale, tifozët e Dritës sot bën diçka të madhe

Sport November 29, 2020 - 22:28

Drita ka shënuar një fitore me përmbysje ndaj Gjilanit duke fituar me rezultat 2:3, në njërin nga derbit më emocionues të pasluftës, shkruan “Zeri.info”.

Ky takim që u zhvillua pa praninë e tifozëve i takoi javës së 15-të dhe me këtë fitore Drita vazhdon rrugën drejt mbrojtjes së titullit.

Gazetari Drilon Sylejmani e ka komentuar derbin e sotëm, derisa ka thënë se ishte ndeshje e bukur.

"Ishte njëra ndër ndeshjet më senzacionale të futbollit kosovar pas luftës", deklaroi Sylejmani në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Sot tifozët e Dritës kanë bërë diçka të madhe, ata kanë improvizuar zërin e tyre nga jashtë stadiumit që lojtarët të mos e ndjejnë mungesën e tyre", tregoi ai. /Zeri.info