Tovërlani: Shabani ishte 'ylli i ndeshjes' Gjilani - Drita, nuk mbaj mend që ndonjë trajner nga Shqipëria të ketë dhënë dorëheqje në Kosovë

Tovërlani: Shabani ishte 'ylli i ndeshjes' Gjilani - Drita, nuk mbaj mend që ndonjë trajner nga Shqipëria të ketë dhënë dorëheqje në Kosovë

Sport November 29, 2020 - 22:33

Drita ka shënuar një fitore me përmbysje ndaj Gjilanit duke fituar me rezultat 2:3, në njërin nga derbit më emocionues të pasluftës, shkruan “Zeri.info”.

Ky takim që u zhvillua pa praninë e tifozëve i takoi javës së 15-të dhe me këtë fitore Drita vazhdon rrugën drejt mbrojtjes së titullit.

Trajneri Afrim Tovërlani ka komentuar derbin e sotëm, ndërsa thotë se Bujar Shabani ishte "futbollisti i ndeshjes".

"Bujar Shabani ishte futbollisti më i mirë i ndeshjes, vraponte tërë kohës, dhe pas lëndimit të Brdarovskit, luajti si qendër mbrojtës", deklaroi Tovërlani në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Sa i përket Gjilanit, kanë qenë në ngarkesë psikologjike pas humbjes nga Arbëria. Gjilani e ka një skuadër në moshë të shtyrë dhe po pësojnë shumë lëndime", tregoi ai.

"Ka shumë ndryshime në formacionin e Gjilanit gjatë gjithë edicionit dhe nuk po munden të stabilizohen, pas pandemi. Është pak e çuditshme por nuk mbaj mend që ndonjë trajner nga Shqipëria ka dhënë dorëheqje shkaku i rezultateve negative", shtoi Tovërlani. /Zeri.info