Analisti Llumnica: Drita është e vetmja skuadër që mund ta rivalizojë Ballkanin

Analisti Llumnica: Drita është e vetmja skuadër që mund ta rivalizojë Ballkanin

Sport November 29, 2020 - 22:43

Drita ka shënuar fitore në derbin e qytetit ndaj Gjilanit me rezultat 2:3, raporton “Zeri.info”.

“Bardhekaltrit” kanë përmbysur “Skifterat” në fund të takimit ku për dy minuta shënoi dy herë për rezultatin 2:3.

Analisti i futbollit kosovar, Ardian Llumnica, është i ftuar në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova. Ai ka thënë se Drita është e vetmja skuadër që rivalizon Ballkanin për vendin e parë.

“Drita jo vetëm këtë ndeshje. Sinjalin nuk ia ka heq Ballkanit në asnjë takim. Me vetë faktin që po i rrin mbrapa dhe në çdo moment është prapa me pikë, atëherë bëhet fjalë për një skuadër që dinë se çfarë dëshiron brenda lojës dhe cilat i ka ambiciet e qarta këtë edicion”, ka thënë Llumnica. /Zeri.info