Nuhiu për derbin Gjilani - Drita: Më emocionuesi prej ardhjes sime këtu, kampionati është shumë i vështirë

Nuhiu për derbin Gjilani - Drita: Më emocionuesi prej ardhjes sime këtu, kampionati është shumë i vështirë

Sport November 29, 2020 - 22:46

Drita ka shënuar një fitore me përmbysje ndaj Gjilanit duke fituar me rezultat 2:3, në njërin nga derbit më emocionues të pasluftës, shkruan “Zeri.info”.

Ky takim që u zhvillua pa praninë e tifozëve i takoi javës së 15-të dhe me këtë fitore Drita vazhdon rrugën drejt mbrojtjes së titullit.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë se karakteri i skuadrës së tij bëri që ta fitojnë ndeshjen.

"Ka qenë grupi dhe karakteri i skuadrës që ne fituam sepse për 90 minuta ishim kërkues. Dhe jemi shpërblyer me fitore. Padyshim ishte ndeshja derbi më emocionuese prej ardhjes time këtu", ka thënë Ardian Nuhiu në "Sporti Total", përcjell "Zeri.info".

"Kemi pasur disa zëvendësime të detyruara sot, si me Cuculin, Ilirin, dhe në pjesë të dytë kishim nevojë për kreativitet", tregoi ai.

"Nuk e kishim pritur të ishim në disavantazh. Kemi qenë shumë kërkues dhe kemi pritur ta kthejmë rezultatin. Kampionati është shumë i vështirë dhe po ndryshon gjithçka shumë shpejt", shtoi Nuhiu. /Zeri.info