Hashani: Çuditem se pse Vucaj nuk luan më shpesh titullar, te Gjilani Mezani nuk po e nxjerrë më të mirën nga futbollistët

Hashani: Çuditem se pse Vucaj nuk luan më shpesh titullar, te Gjilani Mezani nuk po e nxjerrë më të mirën nga futbollistët

Sport November 29, 2020 - 22:54

Drita ka shënuar një fitore me përmbysje ndaj Gjilanit duke fituar me rezultat 2:3, në njërin nga derbit më emocionues të pasluftës, shkruan “Zeri.info”.

Ky takim që u zhvillua pa praninë e tifozëve i takoi javës së 15-të dhe me këtë fitore Drita vazhdon rrugën drejt mbrojtjes së titullit.

Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Erdin Hashani ka thënë se te Drita përvoja e bëri të veten, derisa ka disa fjalë edhe për Gjilanin.

"Është përvoja dhe mentaliteti i futbollistëve të Dritës që e bën këtë sot. Jo vetëm trajneri ka ndikim, por edhe futbollistët", ka thënë Hashani në "Sporti Total", përcjell "Zeri.info".

"Çuditem se si Erjon Vucaj nuk luan më shpesh nga fillimi, por më befason edhe mënyra se si Drita pëson gola në ajër", tregoi ai.

"Te Gjilani, trajneri Gentjan Mezani nuk po e merr më të mirën nga futbollistët. Një humbje për dy minuta në këtë mënyrë është e pafalshme", shtoi Erdin Hashani. /Zeri.info