Sërmaxhaj: FC Prishtina e ka marrë veten, do të garojë për dalje në Evropë

Sërmaxhaj: FC Prishtina e ka marrë veten, do të garojë për dalje në Evropë

Sport November 29, 2020 - 23:15

FC Prishtina pas disa rezultateve negative, tani është rikthyer në "binarë".

Kryeqytetasit kanë regjistruar tri fitore radhazi së fundmi dhe janë ngritur në vendin e tretë, shkruan "Zeri.info".

Trajneri kosovar, Sami Sërmaxhaj thotë se kryeqytetasit janë larg garës për titull, por për daljen në Evropë, ai tregon se do të ishte sukses për FC Prishtinën.

"Pas tri humbjeve radhazi, FC Prishtina e ka marrë veten dhe ka pasur kundërshtar më të lehtë. Formën ende nuk e kanë të duhur", deklaroi Sërmaxhaj në "Sporti Total", përcjell "Zeri.info".

"Jam i sigurtë se deri në fund do të luftojë për dalje në Evropë, por jo edhe për titull, organizimin nuk e kanë të duhur brenda dhe jashtë", tregoi ai.

"Duhej të mjaftohej vetëm me Evropë", shtoi ish-trajneri i Ballkanit. /Zeri.info