Hashani: Ndeshja ndaj Drenicës 'jetë a vdekje' për Llapin, duhet të fitojë ose do të luftojë për ekzistencë

Hashani: Ndeshja ndaj Drenicës 'jetë a vdekje' për Llapin, duhet të fitojë ose do të luftojë për ekzistencë

Sport November 29, 2020 - 23:24

Llapi është në krizë të thellë. Skuadra që drejtohet nga Tahir Batatina renditet në vendin e parafundit me vetëm tetë pikë pas 14 javësh.

Nesër (e hëne), Llapi përballet me Drenicën, derisa ish-futbollisti Erdin Hashani thotë se është ndeshje "jetë a vdekje" për Llapin, raporton "Zeir.info".

"Është një ndeshje jetë a vdekje për Llapin. Problem është bërë edhe ngarkesa psikologjike", deklaroi Hashani në "Sporti Total", përcjell "Zeri.info".

"Llapi duhet të fitojë, përndryshe do të luftojë për ekzistencë", tregoi ai.

"Është herët, por pikët kapen herët, kështu që është 'treni i fundit' për Llapin", vlerësoi Hashani.

Sërmaxhaj: FC Prishtina e ka marrë veten, do të garojë për dalje në Evropë", përfundoi ai. /Zeri.info