Notat e lojtarëve: Arsenal 1:2 Wolves, Granit Xhaka ndër më të mirët në fushë

Notat e lojtarëve: Arsenal 1:2 Wolves, Granit Xhaka ndër më të mirët në fushë

Sport November 29, 2020 - 23:31

Arsenali ka vazhduar me rezultate negative në kampionatin elitar anglez, Premierligë, shkruan “Zeri.info”.

Në "Emirates Stadium", Arsenali ka qenë nikoqir i Wolverhamptonit.

Ndeshja e javës së dhjetë në Premierligë i takoi Wolvesit me rezultat, 1:2.

Në këtë përballje luajti edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka që ishte ndër më të dalluarit për “Topçinjtë”.

Xhaka u vlerësua me notën 6.8, kurse lojtari më i vlerësuar te Arsenali ishte mbrojtësi Magalhaes që mori notën 7.3.

Futbollisti i ndeshjes ishte ai i mysafirëve, Podence që mori notën 7.9. /Zeri.info

Image