
Zeqiri: Tri ndeshjet e radhës janë deçizive për FC Prishtinën, është mëkat që Besa ndodhet në këtë gjendje
FC Prishtina pas disa rezultateve negative, tani është rikthyer në "binarë".
Kryeqytetasit kanë regjistruar tri fitore radhazi së fundmi dhe janë ngritur në vendin e tretë, shkruan "Zeri.info".
Gazetari kosovar Betim Zeqiri ka thënë se tri ndeshjet e radhës për kryeqytetasit janë "deçizive".
"FC Prishtina ka shfaqur lojë të mirë në tri ndeshjet e fundit. Tri takimet e radha janë deçizive për klubin kryeqytetas në luftën e saj për titullin kampion", ka thënë Zeqiri në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".
Tutje, ai ka folur edhe për Besën dhe situatën e "katandisur" te klubi pejan.
"Është mëkat që Besa ndodhet në këtë gjendje. Unë i përkrahi lojtarët e rinjë, por ata duhet të kenë edhe lojtarë me përvojë që në mënyrë që të arrijnë suksese. Besa e sotit edhe në Ligën e Parë në Grupin A do të ishte në pozitën e njejtë", shtoi ai. /Zeri.info