Fitore në nderë të Maradonës, Napoli e mposht thellë Romën në shtëpi
Napoli e nderon në mënyrën më të mirë të mundshme figurën e Diego Armando Maradonës, në sfidën e parë në Serie A pas ndarjes nga jeta të legjendës argjentinase.
Në stadiumin që nga tani tutje do të quhet “Diego Aramando Maradona”, të kaltrit e Gattusos shpartalluan me rezultatin 4-0 Romën, duke u shkaktuar humbjen e parë në fushë gjatë këtij sezoni verdhekuqëve dhe duke i barazuar në renditje në kuotën e 17 pikëve.
Në një sfidë ku Roma kishte shumë mungesa në mbrojtje, Napoli arriti ta zgjidhte thjeshtë.
Lorenzo Insigne me një supergol nga goditja standarte në minutën e 30-të hapi serinë e golave, një gol të cilin kapiteni i Napolit ja dedikoi Maradonës.
Në të 65-ën të kaltrit dyfishuan shifrat me një gol të bukur të Fabian Ruiz, ndërsa në minutat e fundit kishte kohë edhe për dy gola të tjerë të realizuar nga Mertens dhe Politano për suksesin final 4-0 të Napolit.