Zyrtare: Ronaldo shpallet futbollisti më i mirë i muajit nëntor në Serie A

Zyrtare: Ronaldo shpallet futbollisti më i mirë i muajit nëntor në Serie A

Sport December 05, 2020 - 09:17

Futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldos është shpallur futbollisti më i mirë i Serie A-së italiane për muajin nëntor.

Ylli portugez ka realizuar pesë gola në tri ndeshje për "Zonjën e Vjetër" në muajin që lamë pas, shkruan "Zeri.info".

Kjo e bën atë futbollistin më të mirë për muajin e kaluar.

Ndryshe, edicionin e kaluar, Ronaldo bëri 33 paraqitje për Juventusin duke realizuar 31 gola, një shifër rekorde. /Zeri.info