“Donim ta kuronim Maradonën në Madrid”, ish-futbollisti i Barcelonës zbulon sekretin

“Donim ta kuronim Maradonën në Madrid”, ish-futbollisti i Barcelonës zbulon sekretin

Sport December 05, 2020 - 09:37

Bernd Schuster ka pasur një miqësi të madhe me Diego Armando Maradonën.

Schuster kishte luajtur me Maradonën te Barcelona mes viteve 1982 dhe 1984, shkruan "Zeri.info".

Kështu, Schuster ishte munduar ta ndihmonte Maradonën disa javë para se të ndërronte jetë.

“Kishim një mik të përbashkët në Spanjë", ka treguar ai.

"Donim ta transferonim në Madrid për ta kuruar. Mendoj se do t’i kishte pëlqyer. Donim ta nxirrnim nga ku ndodhej, sepse nuk ishte mirë”, shtoi Schuster. /Zeri.info