Trajneri i Levantes jep lajmin e mirë për Enis Bardhin

Trajneri i Levantes jep lajmin e mirë për Enis Bardhin

Sport December 05, 2020 - 10:55

Trajneri i Levantes, Paco Lopez ka folur për gjendjen shëndetësore të Enis Bardhit.

Ai është optimnist për situatën e reprezentuesit të Maqedonisë së Veriut, shkruan "Zeri.info".

Sipas tij, procesi i rikuperimit po shkon sipas planit dhe se futbollisti shqiptar po shërohet më shpejt se që ishte pritur.

Ndryshe, Bardhi ka qenë duke vuajtur nga një problem në shpinë që prej muajit të kaluar.

"Unë e kam takuar Bardhin. Ai ndihet shkëlqyeshëm. Rehabilitimi po shkon sipas planit, madje edhe më mirë. Diagnostifikimet e para janë të shkëlqyera", tha Lopez. /Zeri.info