Për herë të parë pas nëntë muajsh, tifozët e Premierligës rikthehen në stadiume

Për herë të parë pas nëntë muajsh, tifozët e Premierligës rikthehen në stadiume

Sport December 05, 2020 - 11:07

Dita e sotme është tejet e veçantë për tifozët e Premierligës angleze.

Pas nëntë muajsh, për herë të parë, tifozët do të ulen në tribunat e stadiumeve të Premierligës, shkruan "Zeri.info".

Me rregulloret e reja të Qeverisë së Britanisë së Madhe, në stadiume do të lejohen deri në dy mijë tifozë.

Ndryshe, tifozët nuk kanë mundur të jenë në tribuna prej muajit mars shkaku i pandemisë COVID-19.

Në Premierligën angleze sot do të zhvillohen disa ndeshje interesante por vëmendja do të jetë te sfidat West Ham - Man United dhe Chelsea - Leeds United. /Zeri.info