Të martën shorti për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës

Të martën shorti për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës

Sport December 05, 2020 - 11:37

Të martën, më 8 dhjetor, në orën 13:00 në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit për rrethin e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës.

Në këtë rreth do të marrin pjesë 32 skuadra, ku do të përfshihen klubet e Superligës e Ligës së Parë, si dhe dy skuadrat që e kanë siguruar kalimin në këtë rreth nga tri fazat e para ku ishin të përfshira klubet e Ligës së Dytë dhe Ligës së Tretë, përcjell "Zeri.info".

Ndryshe, fitues në fuqi i Kupës së Kosovës është FC Prishtina. /Zeri.info