Superliga live: Trepça '89 - Gjilani, Arbëria - Drenica, mbyllen ndeshjet

Superliga live: Trepça '89 - Gjilani, Arbëria - Drenica, mbyllen ndeshjet

Sport December 05, 2020 - 12:07

Java e 16-të në elitën e futbollit kosovar filloi dje me ndeshjen FC Prishtina - Feronikeli (0:0).

Në kuadër të kësaj xhiro, në mesditën e sotme do të luhen edhe dy ndeshje tejet interesante, shkruan "Zeri.info".

Në stadiumin "Riza Lushta", Trepça'89 e pret Gjilanin, një skuadër të cilës në ndeshjet e fundit i ka shkaktuar gjithmonë probleme.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër, Arbëria përballet me Drenicën në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë.

Të dyja ndeshjet e sotme nisin nga ora 13:00.

Trepça '89 - Gjilani 3:0

Mbyllet ndeshja.

82' GOOOOOOOOOL. Kundërsulm i mitrovicasve dhe Sie asiston te Rilind Nimani, i cili shënoi golin e tretë të vendasve.

76' GOOOOOOOOOL. Trepça'89 dyfishon epërsinë, shënon Sie.

67' Gjilani nis një tjetër aksion ndaj 89-shit, por mbrojtja vendase në element.

62' Kundërsulm i vendasve, Arbnor Muja kombinon mjaft mirë me Sie, por pret portieri Enea Koliçi.

55' Trepça'89 rrezikon portën e gjilanasve, por pa sukses.

51' Ndryshim në lojën e Gjilanit. Mysafirët po luajnë më mirë në "Riza Lushta".

46' Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë në "Riza Lushta".

45' Gjilani pranë golit të barazimit, Nikaç dështon të shënojë në portën e mitrovicasve.

42' Trepça'89 vazhdon epërsinë ndaj Gjilanit. Nuk ka ndryshim rezultati.

35' Goditje e lirë për Gjilanin. Ekzekutohet topi, por futbollistët vendas e largojnë rrezikun.

34' Gjilani me disa raste për shënimi, por mbrojtja mitrovicase në element.

21' GOOOOOOL. Arbnor Muja shënon për epërsinë 1:0 të vendasve, nga pika e bardhë.

19' Akordohet penallti për 89-shin, protestojnë gjilanasit.

16' Lojë e hapur në Mitrovicë.

12' Rast i rrezikshëm për 89-shin përmes Bismark, por portieri i Gjilanit, Enea Koliçi shpëton pa pësuar gol.

04' Goditja e Gerhard Prognit të Gjilanit shkon mbi portë.

1' Nis ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Trepça '89: Prince, Berisha, Mashau, Kaçar, Nimani, Arb. Muja, Darwish, Shala, Ard.Muja, Jashari, Sie Bismark. Kryetrajner: Shpetim Idrizi.

Gjilani: Koliçi, Frashëri, Rapa, Kastrati, Veliu, Ferreira, Musolli, Kqiku, Hajdari, Progni, Nikaç. Kryetrajner. Sallah Sherifi.

Arbëria - Drenica 1:0

Mbyllet ndeshja.

89' GOOOOOOOOOL. Hysen Bytyqi shënon për epërsinë e Arbërisë.

83' Godet Zabërgja i Drenicës, por topi nuk përfundon në portën e lipjanasve.

80' Gëzim Rusi dështon sërish të shënojë, pas asistimit fantastik të Almir Kryeziut.

79' Vendasit vazhdojnë të rrezikojnë në portën e Ymerit, por pa sukses përballë mbrojtjes drenicase.

76' Ende asnjë rast serioz nga Drenica.

69' Rast i mirë për Gëzim Rusin e Arbërisë, por nuk mposhtet Arion Ymeri.

66' Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli ndëshkohet me karton të kuq pas protestave të shumta drejt gjyqtarit kryesor.

64' Gjysmëraste nga të dyja skuadrat, të cilat ende nuk e kanë gjetur golin e parë.

59' Almir Kryeziu i Arbërisë tenton të shënojë me kokë nga afërsia, por pa sukses.

51' Aksionin e rrezikshëm të lipjanasve e ndalë Shkëlzen Lushtaku.

50' Arbëria e nis furishëm pjesën e dytë.

46' Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

45' Mustafa rrezikon portën e Arbërisë, por topi nuk përfundon në rrjetë.

42' Rast i mirë për Drenicën përmes Zabërgjës, por mbrojtja e Arbërisë tregohet e kujdesshme.

40' Lojë jo cilësore në Prishtinë, skuadrat po tregohen të kujdesshme.

34' Lojë e fortë në kryeqytet, ende pa gola.

27' Rrezikon Arbëria, përmes Kryeziut, por ende pa gol.

26' Nuk mungon dëshira e të dyja skuadrave për të sulmuar. Iniciativa i takon Arbërisë.

15' Një çerek orë kalon, ende pa gola në kryeqytet.

11' Aksion i mirë nga Arbëria në krye me Almir Kryeziun, por mysafirët bllokojnë gjithçka dhe nisen në kundërsulm.

9' Posedimin e topit e kanë vendasit nga Lipjani.

1' Nis ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Arbëria: Kaçiu, Arrabal, Bahtiri, Avdulli, Rusi, Kryeziu, Ibrahimi, Bruqi, Bilalli, Pira, Shaqiri. Kryetrajner: Arbnor Morina.

Drenica: Ymeri, Dushi, Zeqaj, Fazliu, Dumani, Bejta, Lushtaku, Mustafa, Miftaraj, Zabërgja, Morina. Kryetrajner: Bledi Devolli.

/Zeri.info