Kuvendi i rregullt zgjedhor i FBK-së mbahet më 18 dhjetor

Kuvendi i rregullt zgjedhor i FBK-së mbahet më 18 dhjetor

Sport December 05, 2020 - 12:39

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), në mbledhjen e mbajtur më 3 dhjetor 2020 ka vendosur që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i FBK-së të mbahet më 18 dhjetor në ora 15:00 në Hotel “Four Points by Sheraton Prishtina”.

Bordi i FBK-së, në bazë të nenit 3 të Rregullores së Punës për Kuvendin e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe nenit 15 dhe 17 të Statutit të FBK-së, konvokon Kuvendin e Rregullt Zgjedhor, në të cilin do të zgjedhen organet e reja drejtuese të FBK-së për ciklin katër vjeçar 2020-2024, në bazë të ciklit olimpik të Lojërave Olimpike Verore, përcjell "Zeri.info".

Afati për nominime për Kryetar të FBK-së është i hapur deri të premten, më 11 dhjetor në ora 16:00 dhe fletë nominimet duhet të dorëzohen fizikisht në zyrat e FBK-së nga përfaqësuesit e autorizuar të anëtarëve të Kuvendit.

Materialet për Kuvendin e Rregullt Zgjedhor delegatëve do tu dërgohen në mënyrë elektronike sipas afateve të parapara me aktet normative të FBK-së. /Zeri.info