Infektuar: 70185
Shëruar: 313132
Vdekur: 1616
Notat e lojtarëve: WBA 0:4 Arsenal, dëshpëron Granit Xhaka

Notat e lojtarëve: WBA 0:4 Arsenal, dëshpëron Granit Xhaka

Sport January 02, 2021 - 23:02
Detaje

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te West Bromi, shkruan “Zeri.info”.

“Topçinjtë” fituan me shifrat 0:4 në takimin e vlefshëm për javën e 17-të në elitën e futbollit anglez.

Lojtari me notën më të lartë në radhët e “Gunners” ishte golashënuesi i dyfisht, Lacazette që mori notën e 9.5 nga sajti “Whoscored.com”.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka radhitet në mesin e lojtarëve më notën më të dobët në këtë përballje.

Xhaka u vlerësua nga sajti me notën 6.9 dhe vetëm Bellerin kishte notë më të vogël se ai 6.7.

Image

Arsenali me këtë fitore shkon në kuotën e 23 pikëve dhe zë vendin e 11-të në tabelë.

West Bromi në anën tjetër është e parafundit me vetëm tetë pikë. /Zeri.info