Infektuar: 56118
Shëruar: 49432
Vdekur: 1411
Llapi transferon një mbrojtës nga Belgjika

Llapi transferon një mbrojtës nga Belgjika

Sport January 14, 2021 - 12:47
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra e Llapit ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të majtë Amir Hossari.

Trajneri i skuadrës llapjane Tahir Batatina e ka konfirmuar për Insportin, duke deklaruar se janë në pritje të tij.

Hossari është një mbrojtës i krahut të majtë, me shtetësi të dyfishtë, duke poseduar pasaportën e Belgjikës dhe Libanit. Numri një i Llapit, deklaroi se është në pritje të Hossarit dhe me shumë gjasë të premten (nesër) do të bëhet prezantimi i tij, para nisjes në Turqi për fazën përgatitore.

“Nga nesër ne do të udhëtojmë për Antalya edhe sot shpresojmë që të arrijë transferimi i fundit i cili do të jetë këtu në Kosovës. Amir Hossari është një mbrojtës i krahut të majtë. Ai vjen nga Belgjika, nesër presim të bëjmë zyrtarizimin dhe në mbrëmje të fluturojmë për në Turqi. Është një futbollist algjerian, i cili ka ka bërë karrierë në Belgjikë”.

Hossari është 27 vjeçar dhe skuadra e tij e fundit është Shabab El-Bourj SC nga Libani.Ai karrierë e ka filluar në Belgjikë me klubin FCV Dender Eh, më pas është transferuar në klubin tjetër belg KSK Halle. Nga viti 2018 është pjesë e futbollit libanes, duke luajtur për skuadra të ndryshme. /Zeri.infoImage