Infektuar: 54839
Shëruar: 48046
Vdekur: 1392
Real Madridi sonte kërkon finalen e Superkupës së Spanjës

Real Madridi sonte kërkon finalen e Superkupës së Spanjës

Sport January 14, 2021 - 14:10
Lajmet e fundit nga sporti

Sot vëmendja më e madhe është padiskutim te gjysmëfinalja e dytë e Superkupës së Spanjës aty ku do të përcaktohet se cila skuadër do të sfidojë Barcelonën në finalen e të dielës.

Në stadiumin La Rosaleda të Malagas, kampionët e La Ligas, Reali i Madridit do të sfidojë finalisten tjetër të Kupës së Mbretit Athletic Bilbaon, në një ndeshje ku skuadra e Zidane është ndjeshëm favorite.

Sfida do të startojë në orën 21:00 dhe Reali do të kërkojë ta zgjidhë çështjen e kualifikimit në kohën e rregullt por të mos shpenzuar aq shumë energji sa Barcelona që ndaj Real Sociedad fitoi vetëm pas goditjes së penalltive, në mënyrë që të shkojë sa më i freskët në finale. /Zeri.info