Infektuar: 54839
Shëruar: 48046
Vdekur: 1392
Konfirmohet: Rashica, gati për ndeshjen e fundjavës

Konfirmohet: Rashica, gati për ndeshjen e fundjavës

Sport January 14, 2021 - 15:21
Lajmet e fundit nga sporti

Ylli i Kosovës dhe skuadrës gjermane Werder Bremen është gati për ndeshjen e fundjavës dhe se tashmë ka sajuar plotësisht lëndimin.

Rashica e ka arritur gjendjen e mirë fizike, prandaj do të rikthehet në skuadrën e Werder Bremen për ndeshjen e kësaj fundjave, shkruan “Zeri.info”.

Ka qenë drejtori sportiv i klubit gjerman, Frank Baumann që e ka konfirmuar lajmin.

“Është më rëndësi që ai të jetë shëndosh dhe tani e ka arritur përsëri nivelin optimal të gjendjes fizike. Ai do të jetë në skuadër për ndeshjen e së shtunës dhe kjo është e tëra tani për tani”, tha Baumann.

Sulmuesi vushtrrias ka vuajtur shumë nga lëndimet këtë sezon, të cilat ia kanë kufizuar në vetëm pesë numrin e paraqitjeve për Werderin deri tani.

Ai mungoi në fillim të sezonit shkaku i lëndimit të gjurit dhe më vonë si pasojë e dëmtimit muskulor. /Zeri.info