
Drenica zhvilloi miqësoren e parë, dëbutojnë përforcimet
Sport
January 14, 2021 - 15:27
Lajmet e fundit nga sporti
Skuadra e Drenicës në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror sot ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Malishevës, shkruan “Zeri.info”.
Ndeshja ishte e karakterit përgatitor kështu që të dyja skuadrat kanë testuar gjitha adutet që kanë në skuadër.
Një gol i Kreshnik Ukës mjaftoi që Drenica të fitonte takimin me rezultat të ngushtë 1:0.
Në këtë duel debutuan të gjitha përforcimet e Drenicës, e poashtu edhe trajneri, Arsim Thaqi në stolin e Malishevës.
Ndeshja u luajt në Malishevë në kushte atmosferike të rënda dhe me borë të shumtë. /Zeri.info