Infektuar: 54839
Shëruar: 48046
Vdekur: 1392
Arsim Thaqi bën transferimin e parë te Malisheva, transferon futbollistin e Superligës

Arsim Thaqi bën transferimin e parë te Malisheva, transferon futbollistin e Superligës

Sport January 14, 2021 - 16:58
Lexoni detajet!

Trajneri i ri i Malishevës, Arsim Thaqi ka bërë goditjen e parë në afatin kalimtar të janarit, shkruan “Zeri.info”.

Mesfushori që u largua nga Drenica, Arbios Thaçi është bashkuar me skuadrën e Ligës së Parë.

Image

Sipas mediumit lokal, “Skenderajonline”, kjo lëvizje veç se është realizuar dhe ka mbetur të bëhet vetëm prezantimi i futbollistit në ambientet e klubit.

Malisheva këto ditë do të zbarkojë në Turqi për të kryer përgatitjet e fundit për stinorin pranveror.

Ndryshe, Malisheva po kërkon inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar dhe momentalisht është në vendin e dytë në Grupin A të Ligës së Parë me 24 pikë, dy më pak se Dukagjini që është lider. /Zeri.info