
Ilir Berisha drejt Ligës së Parë, pritet t’i bashkohet skuadrës që kërkon inkuadrimin në Superligë
Sport
January 14, 2021 - 17:30
Lexoni detajet!
Skuadra e A&N-së po bëhet gati për të luftuar që të sigurojnë inkuadrimin në Superligë.
Prizrenasit e drejtuar nga Megzon Visoka po vazhdojnë të shtojnë kualitetin në radhët e tyre për të arritur synimin historik.
Mbrojtësi me përvojë të madhe, Ilir Berisha shumë shpejtë do të prezantohet tek skuadra e A&N, bën të ditur mediumi Gazeta “Olle”.
Berisha së fundmi është paraqitur për skuadrën e Feronikelit, por ajo aventurë që nisi në mënyrë të mrekullueshme përfundoi herët dhe jo ashtu siç pritej si nga skuadra e poashtu edhe nga futbollisti.

Para disa ditësh, Berisha kishte treguar se kishte oferta të ndryshme në tavolinë.
Për më tepër para disa minutash, A&N tregoi se gjatë ditës do të plasojnë një lajm bombastik. /Zeri.info