Infektuar: 54839
Shëruar: 48046
Vdekur: 1392
Visar Bekaj i jep fund beqarisë, portieri i Tiranës kurorëzon lidhjen e tij

Visar Bekaj i jep fund beqarisë, portieri i Tiranës kurorëzon lidhjen e tij

Sport January 14, 2021 - 18:24
Lexoni detajet!

Portieri kosovar, Visar Bekaj i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar lidhjen e tij disa vjeçare, shkruan “Zeri.info”.

“Gardiani” i portës së Tiranës ka kurorëzuar lidhjen e tij me datën 14 janar, për ta vendosur një ndër ditët që do ta mbajë mend gjatë tërë jetës së tij.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë Bekaj i cili ka postuar imazhe në llogarinë e tij.

Image

Ish-portieri i FC Prishtinës është transferuar te kampionët në fuqi të Shqipërisë në verën e këtij viti dhe është një nga transferimet më të suksesshme të “kaltërebardhëve”.

Bekaj është gjithashtu një reprezentues i rregullt i Përfaqësueses së Kosovës, megjithëse ende nuk ka debutuar në një ndeshje zyrtare. /Zeri.info