Notat e lojtarëve: Arsenal – Crystal Palace, Granit Xhaka lojtari më i vlerësuar në fushë

Notat e lojtarëve: Arsenal – Crystal Palace, Granit Xhaka lojtari më i vlerësuar në fushë

Sport January 14, 2021 - 23:04
Detaje

Ndeshja ndërmjet Arsenalit dhe Crystal Palaces është mbyllur pa fitues në “Emirates Stadium”, shkruan “Zeri.info”.

“Topçinjtë” janë ndalur në barazim pa gola 0:0 nga skuadra londineze e Crystal Palaces.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ishte nga minuta e parë në fushë gjerë në të fundit.

Ky i fundit u vlerësua me notën më të lartë në këtë takim nga sajti “Whoscored.com”.

Xhaka mori notën maksimale 7.7, derisa me notë të lartë u vlerësua edhe mbrojtësi, Holding që mori notën 7.3

Image

Arsenali me këtë pikë të fituar zë vendin e 11-të në Premierligë me 24 pikë.

Crystal Palace renditet në pozitën e 13-të me një pikë më pak se “Gunners”. /Zeri.info