Munishi: Ne me Ballkanin kemi luajtur futbollin që nuk është parë më herët në Kosovë, ata janë lojtarët më të mirë

Munishi: Ne me Ballkanin kemi luajtur futbollin që nuk është parë më herët në Kosovë, ata janë lojtarët më të mirë

Sport January 15, 2021 - 23:09
Detaje

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi në një intervistë në “T7” ka folur për jetën e tij dhe karrierën që ka bërë në futbollin kosovar, shkruan “Zeri.info”.

Munishi që së fundmi ka qenë trajner i Ballkanit, me të cilën arriti t’i bënte për vete shumë futbolldashës kosovar, falë paraqitjeve mbresëlënse.

Trajneri kosovar ka thënë se Ballkani momentalisht ka lojtarët më të mirë në Kosovë dhe ka shtuar se ai me “portokallezinjtë” ka bërë një futboll që nuk është parë më herët në futbollin kosovar.

“Aktualisht lojtarët e Ballkanit janë lojtarët më të mirë në Kosovë. Aty është Blendi Baftiu, Arbër Hoxha, Mirlind Daku, Edvin Kuç, Kushtrim Gashi janë lojtarët më të mirë në Kosovë. Unë për vete e dijnë të gjithë që e kam simpati Blendi Baftiun. Është një futbollist i jashtëzakonshëm. Edhe Arbër Hoxhën dhe besoj se do të bëjnë karrierë të mirë. Tash më ka hyrë në zemër edhe Mirlind Daku. Ne me Ballkanin kemi arritur ta bëjmë një futboll që nuk është luajtur më herët në futbollin e Kosovës”, ka thënë Ismet Munishi.

Image

Në vend të Munishit është emëruar shef i shtabit teknik trajneri nga Shqipëria, Bledi Shkëmbi. /Zeri.info