Werner tregon edhe një herë se nuk është në formën e tij, humb rast të artë përballë portierit të Fulhamit

Werner tregon edhe një herë se nuk është në formën e tij, humb rast të artë përballë portierit të Fulhamit

Sport January 16, 2021 - 23:01
Detaje

Chelsea ka arkëtuar tri pikë në udhëtim te Fulhami mbrëmjen e sontme (e shtunë), shkruan “Zeri.info”.

“Blutë” triumfuan minimalisht 0:1 ndaj një Fulhami që luajti në fraksionin e dytë me një lojtar më pak në fushë.

Rezultati ka mundur të jetë më i lartë sikur të realizonte gjermani, Timo Werner nga një situatë e favorshme për të në fund të takimit.

Për shkak të paraqitjeve të dobëta ndeshjet e fundit, Werner ka humbur vendin në formacionin bazë të trajnerit, Frank Lampard.

Kjo nuk ishte hera e parë që i ardhuri në verën e vitit të kaluar humb raste ideale për gol në fanellën e “Bluve”. /Zeri.info