Infektuar: 70185
Shëruar: 313132
Vdekur: 1616
Dukagjini dhe Flamurtari luajnë baras në miqësore

Dukagjini dhe Flamurtari luajnë baras në miqësore

Sport January 16, 2021 - 23:56
Detaje

Shumë prej skuadrave të Superligës së Kosovës dhe ato të Ligës së Parë tashmë kanë filluar përgatitjet për pjesën e mbetur të edicionit 2020/2021, shkruan “Zeri.info”.

Dy skuadrat e Ligës së Parë, Dukagjini i Klinës dhe Flamurtari i Prishtinës kanë zhvilluar një ndeshje kontrolluese, për të parë gjendjen e futbollistëve.

Image

Në këtë ndeshje miqësore, skuadrat luajtën baras me rezultat 2:2.

Dukagjini ka mbyllur stinorin vjeshtor në Grupin A si kampion, kurse me të njëjtin epitet është edhe Flamurtari në Grupin B të Ligës së Parë.

Image

Kujtojmë se së fundmi skuadra nga kryeqyteti ka emëruar shef të shtabit teknik Nedzad Kuruzoviqin. /Zeri.info

Image