Notat e lojtarëve: Liverpool – Manchester United, kjo ishte nota e Xherdan Shaqirit

Notat e lojtarëve: Liverpool – Manchester United, kjo ishte nota e Xherdan Shaqirit

Sport January 17, 2021 - 19:29
Lexoni detajet!

Derbi i madh i futbollit anglez mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit ka përfunduar në “paqe”, shkruan “Zeri.info”.

“The Reds” janë pajtuar me nga një pikë me Unitedin, pasi luajtën me shifrat 0:0, në kuadër të javës së 19-të kampionale.

Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri ishte në formacionin startues për “Reds”, por që u zëvendësua pas më shumë se 70 minuta lojë.

Për kaq minuta sa ishte në fushë, futbollisti nga Zhegra e Gjilani mori notën 6.3 nga sajti “Whoscored.com”.

Lojtari më i mirë në ndeshjen e sotme ishte mesfushori i vendasve, Thiago Alcantara, që u vlerësua me notën 8.7.

Te “Djajtë” më i dalluari ishte mbrojtësi, Maguire që mori notën 7.7.

Image

Me këtë pikë, Liverpooli shkon në kuotën e 34 pikëve dhe ndodhët në vendin e dytë në Premierligë.

Derisa skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer mbetet lider me 37 pikë. /Zeri.info