Jurgen Klopp flet pas barazimit me Man Unitedin: Jam i kënaqur me lojën

Jurgen Klopp flet pas barazimit me Man Unitedin: Jam i kënaqur me lojën

Sport January 17, 2021 - 22:31
Detaje

Liverpooli dhe Manchester Unitedit kanë luajtur baras në derbin e madh anglez të zhvilluar në “Anfield”, shkruan “Zeri.info”.

Rezultati përfundimtar ishte 0:0 me dy skuadrat që tentuan golin por pa e arritur atë që.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë pas ndeshjes se është i kënaqur me lojën e zhvilluar, mirëpo ka thënë se për të shënuar duhet krijuar raste.

“Jam i kënaqur me lojën. Duhet të ishim të zotë të merrnim fitoren. Këto momente ndodhin, mund të shënosh nga kënde të vështira dhe nuk realizon disa raste të tjera. Duhet të krijojmë raste që të shënojmë”, ka thënë Klopp pas ndeshjes.

Me këtë pikë të fituar, Liverpooli është në vendin e katërt në Premierligë me 34 pikë, kurse Man Unitedi është lider me 37 të tilla.

Kujtojmë se për më shumë se 70-të minuta në fushë ishte edhe mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri. /Zeri.info