Notat e lojtarëve: Inter – Juventus, Barella futbollisti më i vlerësuar në fushë

Notat e lojtarëve: Inter – Juventus, Barella futbollisti më i vlerësuar në fushë

Sport January 17, 2021 - 23:08
Detaje

Interi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Juventusit me rezultat të pastër 2:0, në kuadër të javës së 18-të kampionale, shkruan “Zeri.info”.

Golat për “Zikaltërit” i shënuan kiliani, Arturo Vidal dhe mesfushori italian, Barella.

Ky i fundit ishte lojtari më i vlerësuar në fushë sipas sajtit “Whoscored.com”.

Sajti në fjalë e ka vlerësuar me notën 8.7 mesfushorin italian të Interit.

Cristiano Ronaldo u vlerësua me notën 6.5, kurse lojtari me notën më të ulët te “Biankonerët” ishte Ramsey që mori notën 5.8.

Image

Interi me këtë fitore vazhdon “luftën” për kreun e tabelës me rivalin lokal, Milanin, pasi tani janë me pikë të barabartë (40), me “Rossonerët” që kanë një takim më pak.

Juventusi mbetet në pozitën e pestë me 33 pikë. /Zeri.info