Arsenali synon rikthimin te fitorja kundër skuadrës që nuk ka triumfuar në tetë ndeshjet e fundit

Arsenali synon rikthimin te fitorja kundër skuadrës që nuk ka triumfuar në tetë ndeshjet e fundit

Sport January 18, 2021 - 08:17
Lexoni detajet!

Java e 19-të në kampionatin elitar anglez, Premierligë, mbyllet sot me vetëm një ndeshje në program, shkruan “Zeri.info”.

Arsenali do të mirëpres në shtëpi skuadrën e Newcastle Unitedit, në një takim ku “Topçinjtë” duan rikthimin te tri pikët pas barazimit ndaj Crystal Palaces (0:0) në “Emirates”.

Newcastle Unitedi hynë në duelin e sontëm me tetë ndeshje pa fitore në të gjitha garat dhe synon të marrë rezultat pozitiv.

Përballja e fundit ndërmjet dy skuadrave angleze e ka fituar Arsenali pikërisht në “Emirates Stadium” me shifrat 4:0.

Ballafaqimi ndërmjet Arsenalit dhe Newcastle Unitedit zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.

Në tabelë “Gunners” janë në pozitën e 11-të me 24 pikë, ndërkaq mysafirët ndodhen në vendin e 15-të me 19 sosh. /Zeri.info