“Australian Open”, 72 lojtarë tenisi u urdhëruan të futen në karantinë

“Australian Open”, 72 lojtarë tenisi u urdhëruan të futen në karantinë

Sport January 18, 2021 - 11:01
Detajet

72 lojtarë tenisi u urdhëruan të futen në karantinë, përpara se të nisë turneu Australian Open.

Fluturimet që dërguan lojtarë, trajnerë, zyrtarë dhe përfaqësues të mediave në Melburn, pesë vetë u diagnostikuan me koronavirus.

Organizatorët e turneut konfirmuan se personi i fundit që doli pozitiv, është një pasagjer që fluturoi nga Doha e Katarit.

Të 58 pasagjerët, përfshirë 25 lojtarë, tani nuk mund të dalin nga dhomat e hotelit dhe nuk mund të ushtrojnë për 14 ditë.

Në karantinë, më herët, janë futur edhe 47 lojtarë të tjerë.

Komisionarja për karantinë në shtetin e Viktorias, Emma Cassar, tha se disa persona janë duke i sfiduar procedurat e karantinës, porse nuk ka pasur përpjekje për të dalë.

Disa lojtarë në karantinë janë ankuar në mediat sociale, duke thënë se rregullat kanë ndryshuar nga ato që kanë parë përpara se të udhëtonin drejt Australisë.

“Sikur të na tregonin këtë rregull më parë, unë nuk do të luaja, do të kisha qëndruar në shtëpi. Ata na thanë se do të fluturonim me kapacitet 20% në seksione dhe se do të ishim kontakt i ngushtë vetëm nëse dikush nga ekipi ose grupi im do të dilte pozitiv”, shkroi në “Twitter” Sorana Cirstea, teniste nga Rumania.

Turneu Australian Open pritet të nisë më 8 shkurt. /Zeri.info