Mario Mandzukiq zbarkon në Itali, prezantimi te gjiganti italian bëhet së shpejti

Mario Mandzukiq zbarkon në Itali, prezantimi te gjiganti italian bëhet së shpejti

Sport January 18, 2021 - 11:35
Detajet

Futbollisti i mirënjohur kroat, Mario Mandzukiq, ditën e sotme ka zbarkuar në Itali, raportojnë mediet italiane, shkruan Zeri.info.

Mandzukiq së fundmi është aktivizuar në Katar te skuadra Al-Duhail SC.

Sulmuesi veteran mbërriti para disa minutash në qendrën mjekësore të Milanit për të kryer vizitat mjekësore përpara se të prezantohet si futbollist i Milanit.

34-vjeçari do të firmosë kontratë 6 mujore me të drejtë rinovimi për një vit. Ai do të paguhet 1.8 milionë euro në sezon.

Duke patur parasysh karrierën e tij të pasur në Gjermani, Spanjë dhe Itali, afrimi i Mandzukiç shikohet si përforcim ideal për repartin e sulmit të Milanit.

Megjithatë, prezantimi dhe firmosja e kontratës së re do të bëhet ditën e nesërme. /Zeri.info