“LaGazzettadelloSport”: Interi e ndërron emrin dhe logon

“LaGazzettadelloSport”: Interi e ndërron emrin dhe logon

Sport January 18, 2021 - 11:48
Detajet

Gazeta e madhe italiane “LaGazzettadelloSport” ditën e sotme e ka publikuar një lajm që ka fituar shumë vëmendje në Itali, shkruan “Zeri.info”.

Skuadra italiane Inter nga fillimi i marsit do të ndryshojë emrin dhe logon e klubit.

Sipas “LaGazzettadelloSport”, Interi do të ndryshojë logon dhe emrin në fillim të muajit mars.

Nga fillimi i marsit klubi do të quhet vetëm “Inter Milano”. I.M. thuhet të jenë inicialet të cilat do paraqiten në logo.

Emri i plotë “Football Club Internazionale Milano”, që tifozët e mbajnë me krenari.

Arsyeja e ndërrimit të emrit të Interit thuhet të jetë qëllimi i ndërlidhjes së klubit me qytetin e Milanos. /Zeri.info