Arbëria ka festë në Antalia, përfshihet edhe stafi i hotelit

Arbëria ka festë në Antalia, përfshihet edhe stafi i hotelit

Sport January 18, 2021 - 12:25
Detajet

Arbëria e Dobrajës tash e disa ditë po përgatitet në Antalia të Turqisë për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar, shkruan Zeri.info.

Së fundmi ditëlindjen në bregdetin turk e kanë festuar futbollistët Ergon Hyseni dhe Elmir Lekaj.

Stafi i Arbërisë dhe ai i hotelit janë përkujdesur që këtyre futbollistëve t’ua festojnë ditëlindjen me tortë në të cilën ishin shkruar emrat e tyre.

Image
Image
Image

Lekaj është prurje e janarit tek “Stuhia e Kuqe” ndërsa Hyseni luan aty që nga fillimi i sezonit.

Ky ekip në këtë edicion do të “luftojë” për mbetje në Superligë derisa stinorin pranveror do ta nis nga pozita e gjashtë me 21 pikë të grumbulluara. /Zeri.info

https://www.instagram.com/stories/elmir.lekaj/2489265136210899267/