Zyrtare: Klubi i madh kroat ia beson detyrën e trajnerit, Paolo Tramezzanit

Zyrtare: Klubi i madh kroat ia beson detyrën e trajnerit, Paolo Tramezzanit

Sport January 18, 2021 - 12:44
Detajet

Trajneri italian, Paolo Tramezzani, është emëruar trajner i skuadrës së madhe kroate Hajduk Split, shkruan Zeri.info.

Lajmi u konfirmua nga klubi në faqen zyrtare.

Paolo Tramezzani është bërë i njohur te shqiptarët për faktin se ka qenë ndihmës i

Gianni De Biazit në bankinën e Shqipërisë gjatë viteve 2011-2016 derisa Shqipëria ka marrë pjesë në Kampionatin Evropian që u organizua në Francë.

50-vjeçari ka firmosur kontratë deri në qershor të 2022-shit.

Tramezzani drejtoi disa ekipe pas përvojës në Shqipëri. Ai stërviti Luganon, Sionin, Apoelin dhe Livornon. /Zeri.info