Tenistët nuk lejohen të dalin nga dhomat e hotelit, vendosin të stërviten në mënyrë unike

Tenistët nuk lejohen të dalin nga dhomat e hotelit, vendosin të stërviten në mënyrë unike

Sport January 18, 2021 - 13:03
Detajet

Përpara nisjes së turneut të madh të tenisit, “Australian Open”, po mbretëron kaos total, shkruan Zeri.info.

Për shkak të rregulloreve jashtëzakonisht të rrepta të qeverisë lokale dhe gjithçkaje që lidhet me pandeminë e koronavirusit, deri në 72 tenistë u detyruan të karantinën e rreptë.

Një gjë e tillë nodhi për shkak se disa pasagjerë që po udhëtonin me tenistët, kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Disa prej tyre madje u kritikuan për hapjen e dyerve të dhomave për të komunikuar me të tjerët në dyshemenë e tyre në hotel.

Tenistja Julia Putintseva e Kazakistanit e ka postuar një video ku po stërvitet në mënyrë të jashtëzakonshme.

Ajo mori raketë dhe e goditi topin pas murit të dhomës. Julia nuk është e vetmja, Pablo Cuevas dhe Denis Shapovalov vendosën për një metodë të ngjashme.

“Australian Open” është caktuar të organizohet nga nga data 8 deri më 23 shkurt. /Zeri.info